Kryeskandali ne Spitalin e Tepelenes, u mbyll vecse me heqjen nga puna te mjekes Klodiana Gjonça e cila u kap me ze e figure nga STOP,  teksa tregtonte barnat e destinuara per pacientet e Spitalit te Tepelenes.

Drejtoresha e ketij spitali ka urdheruar nderprerjen e kontrates se mjekes Gjonçaj dhe te kryeinfermieres,  Mira Zeka, vetem me nje motivacion qesharak duke i lene korridor interpretimi te nesermen nga gjykata.

Por ajo çfare e thellon edhe me shume skandalin eshte perfshirja ne kete afere korruptive edhe te ministres dhe deputetes se Qarkut Gjirokaster, Mirela Kumbaro.

Deputetja Kumbaro ka mesuar per procedimin penal dhe arrestimin nga Krimi Ekonomik i Policise Vendore ne Gjirokaster mesditen e sotme te Klodiana Gjonçaj dhe ka nderhyre urgjentisht tek drejtori i Policise se Gjirokastres Ardian Çipa, per te ndalur me urgjence arrestimin e Gjonçajt.

Si ushtar i bindur dhe sejmen lindur, Çipa ka dhene urdher toges qe ishte nisur per te arrestuar Gjonçajn ne Tepelene, qe te kthehej pas per te mospermbushur urdherin dhe keshtu ka ndodhur.

Ish kryetarja e LSI ne Tepelene deri sa kjo force politike doli ne opozite, u shpetua sot nga burgu fale nderhyrjes politike te deputetes Mirela Kumbaro.

Pas nje apelimi te thjeshte ne gjykate, Klodiana Gjonça pritet te rikthehet si mjeke dhe kesisoj dhe te vijoje te shese ne farmacine e saj ilaçet e destinuara per pacientet, qe trajtohen ne spitalin publik.