Nga Fejzo Subashi
MIRËNJOHJE PËR NJË INVESTIM QË PSARRI E PRITI PËR MË SHUMË SE 50 VJET!
Mirënjohje ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi; Drejtorit të Përgjithshëm të OSHEE-së; Drejtorit të Investimeve, z. Ervin Bajollari; Drejtorit Rajonal të OSHEE-së Gjirokastër, z. Altin Zilfo; drejtuesit të OSHEE-së Përmet; z. Soni Xhamillari: Kryetarit të Bashkisë Këlcyrë, z. Klemend Ndoni; si dhe të gjithë inxhinierëve, teknikëve e punonjësve që u angazhuan për realizimin e këtij investimi.
Më shumë se 50 vjet iu deshën fshatit Psarr, në Bashkinë Këlcyrë, për të pasur kabinën e vet elektrike. Që nga viti 1974, rrjeti elektrik nuk kishte njohur një rikonstruksion të tillë. Për më shumë se 30 vjet, fshati kishte funksionuar me vetëm një fazë elektrike.
Kabina elektrike ndodhej rreth tre kilometra larg abonentit të fundit dhe rreth një kilometër larg abonentit të parë. Në këto kushte, të mendoje për një jetë normale, për përdorimin e pajisjeve elektroshtëpiake e, në shumë raste, edhe për ndriçim të përshtatshëm, ishte thuajse e pamundur.
Dhe ja, më në fund, kjo situatë mori fund!
Nuk pati një varg ankesash, as një fushatë kërkesash. Gjithçka nisi nga një vënie në dijeni për problemin. Isufi, banori aktualisht më i moshuar i Psarrit, bëri të njohur gjendjen, ndërsa ministri, z. Enea Karakaçi, e konsideroi atë absurde dhe vuri në lëvizje institucionet përgjegjëse të OSHEE-së.
Drejtori i Investimeve, z. Ervin Bajollari, Drejtori i Përgjithshëm dhe strukturat e tjera u angazhuan seriozisht, duke bërë të mundur që zgjidhja të realizohej me më pak vështirësi nga sa mund të mendohej.
Por, në këtë investim, ka një vlerë që meriton të vihet veçanërisht në dukje: profesionalizmi, korrektësia dhe përkushtimi në punë i Drejtorit Rajonal të OSHEE-së Gjirokastër, z. Altin Zilfo.
Një drejtues që ka fituar respektin dhe mirënjohjen e banorëve për mënyrën si e ushtron detyrën, për komunikimin dhe seriozitetin e tij. Një njeri korrekt, që nuk ka nevojë të imponojë autoritetin, sepse respektin e fiton me sjellje dhe me punë.
Z. Zilfo jo vetëm u angazhua drejtpërdrejt që projekti të realizohej në kohë, por shprehu edhe mendimin se një problem i tillë mund të zgjidhej nga drejtoria rajonale, pa qenë e nevojshme të shkonte deri në ministri. Dhe, në të vërtetë, ky është një tregues i rëndësishëm i përgjegjësisë dhe i gatishmërisë për të vepruar.
Ai nuk kishte pasur më parë dijeni për situatën. Prandaj, nuk është e drejtë të fajësohet dikush për një problem që nuk i është bërë i njohur. Por kjo na çon edhe te një realitet tjetër, që meriton reflektim.
Banorët e Psarrit, siç ndodh shpesh në zona të tilla, janë mësuar të durojnë e të heshtin. Nuk e kanë pasur zakon të ngrenë zërin për atë që u takon dhe që meritojnë, përveçse kur preken drejtpërdrejt interesat e tyre familjare apo personale. Kjo heshtje nuk duhet të jetë pengesë për zgjidhjen e problemeve, por as institucionet nuk duhet të presin gjithmonë që qytetari të ankohet.
Një administratë e mirë nuk është vetëm ajo që u përgjigjet ankesave, por edhe ajo që di të dëgjojë, të informohet dhe të veprojë.
Mirënjohje edhe për kryetarin e Bashkisë Këlcyrë, z. Klemend Ndoni, për mbështetjen dhe bashkëpunimin me OSHEE-në Gjirokastër në realizimin e këtij projekti.
Ky investim nuk është thjesht vendosja e një kabine elektrike apo rikonstruksioni i një rrjeti. Për Psarrin, ai do të thotë më shumë dritë, kushte më normale jetese, mundësi reale për përdorimin e pajisjeve elektroshtëpiake dhe, mbi të gjitha, krijimin e kushteve për investime e zhvillim.
Psarri ka resurse dhe mundësi që meritojnë të shfrytëzohen. Është gjithashtu një fshat që mund të përfitojë nga projekte zhvillimore të qeverisë, përfshirë Paketën e Maleve. Por asnjë projekt zhvillimi nuk mund t…




