EMRAT/ 40-vjeçari vret 2 vëllezër dhe plagos 1 tjetër, ishin komshinj dhe…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ngjarje tej mase tronditëse ka ndodhur ditën e  sotme, ku ushtaraku 40-vjeçar Ngushellim Manzi ka vrarë me armë zjarri vëllezërit Selam dhe Nazmi Islamaj, si dhe ka lënë të plagosur rëndë Shefqet Ismailajn. Ngjarja ka ndodhur në Kamëz.

Autori i ngjarjes është arrestuar nga policia, ndërsa i është sekuestruar edhe arma e zjarrit. Mësohet se autori, viktimat dhe i plagosuri kanë qenë fqinjë dhe se konflikti ka ardhur pas një sherri momental.

Autori, në momentet e para të arrestimit, nuk ka pranuar të bëjë asnjë deklaratë.

Ndërkohë, në spital, në gjendje të rëndë, ndodhet vëllai i dy viktimave.

Share This Article