Gjimnazistja 17-vjeçare bie nga kati i 2 i shkollës, tentoi të largohej nga klasa

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 17-vjeçare, nxënëse në një prej gjimnazeve të Elbasanit është plagosur ditën e sotme dhe ka përfunduar me dëmtime fizike në spitalin e qytetit.

Mësohet se ajo është aksidentuar në rrethana ende të paqarta gjatë kohës që ishte në mësim, ndërsa burime jo zyrtare bëjnë me dije se ajo ka rënë nga dritarja e klasës që ndodhet në katin e dyte.

Paraprakisht mendohet se ajo ka tentuar të largohet nga klasa gjatë kohës së pushimit dhe ka tentuar të dalë nga dritarja, por ka përfunduar e plagosur pasi ka rënë nga lartësia.

Ajo është dërguar me urgjencë drejt spitalit, ndërsa po hetohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Share This Article