Arrestohet 28-vjeçarja italiane, shkaktoi dje aksidentin me 2 viktima

Jugulajm.net
2 Min Read

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 28-vjeçare nga Italia e identifikuar si shtetasja A.T.

Ajo dyshohet se një ditë më parë ka shkaktuar aksidentin e rëndë në aksin Fier-Vlorë, si pasojë e të cilit mbeten viktimë dy personat që udhëtonin në mjetin me të cilin u përplas e reja.

Ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin në afërsi të vendit të quajtur “Kripa”, në autostradën “100 Vjetori”, e reja me banim në Napoli është përplasur me një kamionçinë tip “Benz”.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i kamionçinës, shtetasi F. H., 63 vjeç, banues në Vlorë, ndërsa si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital edhe pasagjeri në këtë mjet, shtetasi D. M., 47 vjeç, banues gjithashtu në Vlorë.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasen italiane A. T., 28 vjeçe, banuese në Napoli, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin në afërsi të vendit të quajtur “Kripa”, në autostradën “100 Vjetori”, është përplasur me një kamionçinë tip “Benz”. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i kamionçinës, shtetasi F. H., 63 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu, si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital edhe pasagjeri në këtë mjet, shtetasi D. M., 47 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article