Në Muzeun e Kalasë në Gjirokastër janë ekspozuar relike të cilat i përkasin jetës dhe aktivitetit patriotik të atdhetarit Çerçiz Topullit.
Pjesë të tyre janë veshje të këtij atdhetari si dhe modele të armëve që ka përdorur gjatë betejave për lirinë dhe Pavarësinë e Shqipërisë. Ekspozimi i relikeve të Çerçiz Topullit u realizua në 90-vjetorin e kthimit të eshtrave të tij në vendlindje ndërsa në 15 Shtator 1936 eshtrat e tij u sollën nga Shkodra për t’u prehur në Gjirokastër-shprehet per Jugulajm.net Alida Mati cicerone ne muze.
Çerçiz Topulli drejtoi një prej çetave patriotike të rëndësishme në jug të vendit e cila përmendet në histori për betejën e Mashkullorës, në 18 Mars 1908.
Në kujtim të tij në qendër të zonës historike të Gjirokastrës ngrihet një monument ndërsa sheshi mban emrin “Çerçiz Topulli”.



