Check-up, hiqet kufizimi i moshës

Jugulajm.net
1 Min Read

Programi kombëtar i Kontrollit Shëndetësor Bazë i njohur si Check-Up, synon zgjerimin falas për të gjithë qytetarët mbi moshën 35 vjeç, pa kufizim të sipërm moshor.Deri më sot, shërbimi ofrohej për grupmoshën 35-70 vjeç. Çdo qytetar mbi 35 vjeç, pavarësisht moshës, do të mund ta kryejë Check-Up falas. Kjo do të thotë se edhe qytetarët 70, 80 apo 90 vjeç do të kenë të njëjtën mundësi për të kryer kontrollet parandaluese.

Po punohet për ngritjen, për herë të parë, të shërbimit të Geriatrisë në vend, me qëllim ofrimin e kujdesit të specializuar për të moshuarit, një shërbim i cili do të ofrohet si fillim në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për tu shtrirë më pas edhe në zona të tjera.

 

Share This Article