Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar paraditen e kësaj së marte, ku dyshohet se një person ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal të fshatit Shtoj të Shkodrës, ndërsa rrethanat e saj mbeten ende të paqarta.
Nga të shtënat ka mbetur i plagosur një person, ndërsa nuk ka informacion të konfirmuar për autorin apo motivet e ngjarjes.
Policia pritet të japë detaje të mëtejshme për incidentin dhe rrethanat në të cilat janë përdorur armët e zjarrit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 10:40, në fshatin Shtoj, dyshohet se në ambientet e jashtme të një lokali, një shtetas ende i paidentifikuar ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin T. H., i cili është dërguar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.




