Aksident, 29-vjeçarja me makinë përplas biçikletën, humb jetën 69-vjeçari

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident me vdekje ka ndodhur ditën e sotme, ku ka humbur jetën një 69-vjeçar, teksa lëvizte me biçikletë në aksin rrugor “Katund Sukth–Fllakë”.

Mësohet se shtetasja me iniciale Xh. Ç., 29 vjeçe, banuese në Durrës, ka përplasur me makinë viktimën me iniciale R. B., 69 vjeç, ku ka humbur jetën në spital.

“Xh. Ç., 29 vjeçe, banuese në Durrës, pasi, duke drejtuar automjetin në aksin rrugor Katund Sukth–Fllakë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka përplasur një biçikletë me drejtues shtetasin R. B., 69 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital’’, njofton policia.

Share This Article