Pas Kanye West në Shqipëri vjen edhe Jennifer Lopez

Jugulajm.net
1 Min Read
Pas debatit që shkaktoi vendimi i qeverisë për të financuar me 4.2 milionë euro organizimin e koncertit të Kanye West, në qarkullim kanë dalë informacione ende të pakonfirmuara për një tjetër emër të madh të muzikës botërore që mund të vizitojë Shqipërinë.
Gazetari Lavdrim Lita ka deklaruar se ekziston mundësia që gjatë muajit shtator në Tiranë të mbërrijë Jennifer Lopez.
Sipas tij, artistja amerikane ka pasur kontakte paraprake me autoritetet shqiptare, çka ka nxitur diskutime për një projekt të mundshëm në kryeqytet.
Megjithatë, deri në këtë moment nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për natyrën e këtij bashkëpunimi.
Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një koncert të madh, një event privat apo një aktivitet tjetër të lidhur me industrinë e argëtimit.
Share This Article