Drejtori Hita mbledh vartësit dhe i urdhëron: Parandaloni krimet, zbardhje sa më parë të vrasjeve të regjistruara dhe…

Jugulajm.net
2 Min Read

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, ka zhvilluar një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të policisë në qarqe dhe drejtuesit e departamenteve, ku ka kërkuar intensifikimin e masave për parandalimin e kriminalitetit dhe garantimin e rendit e sigurisë publike gjatë sezonit turistik.

Gjatë mbledhjes, Hita kërkoi angazhim maksimal të të gjitha strukturave policore për parandalimin e ngjarjeve kriminale, zbardhjen e tyre në kohë dhe trajtimin me prioritet të çdo shqetësimi të ngritur nga qytetarët.

Një tjetër fokus i diskutimeve ishte rritja e prezencës së Policisë në terren, veçanërisht në zonat turistike, me synim garantimin e sigurisë për qytetarët dhe turistët, si dhe reagimin e menjëhershëm ndaj çdo situate.

Drejtori i Përgjithshëm kërkoi gjithashtu rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, respektimin e etikës dhe integritetit policor, si dhe përmirësimin e performancës së çdo punonjësi të Policisë së Shtetit.

Në drejtim të luftës kundër krimit, Hita urdhëroi intensifikimin e operacioneve për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, si në ambiente të mbyllura me llamba, ashtu edhe në terren. Ai kërkoi gjithashtu goditje pa kompromis të shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke e cilësuar këtë fenomen një kërcënim serioz për sigurinë publike dhe për të rinjtë.

Po ashtu, ai kërkoi vijimin me intensitet të operacioneve kundër armëmbajtjes pa leje, kapjen e personave në kërkim, goditjen e lojërave të fatit të paligjshme dhe luftën ndaj krimeve mjedisore.

Në kushtet e situatës së zjarreve në vend, Hita kërkoi angazhim maksimal për parandalimin e tyre, identifikimin dhe arrestimin e autorëve të çdo rasti zjarrvënieje, duke theksuar se mbrojtja e jetës së qytetarëve, pronës dhe mjedisit mbetet prioritet i Policisë së Shtetit.

Në përfundim të takimit, Drejtori i Përgjithshëm u kërkoi drejtuesve të policisë në qarqe dhe shefave të komisariateve të jenë personalisht në krye të shërbimeve, të shtojnë praninë në terren në zonat problematike dhe të forcojnë bashkëpunimin me institucionet ligjzbatuese për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në të gjithë vendin.Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Yu こえ茶 ล 2C POLICIA POLICIA E Ε SHTETIT"Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Share This Article