VIDEO/Muzeu i Armëve në Gjirokastër drejt rehabilitimit, drejtori Hysi: Kryebashkiaku Golemi ka shprehur interes për ripërteritjen e tij

Jugulajm.net
2 Min Read

Muzeu i Armëve në Gjirokastër është ndër më unikalët në vend.

Ka një pasuri të rrallë dhe në të gjenden objekte qysh nga antikiteti e deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. Interesi i turistëve vendas dhe të huaj nuk ka munguar asnjëherë qysh nga çelja e tij në vitin 1971 të shekullit të kaluar. Fondi i pasur i tij dhe vendodhja në kështjellën e qytetit, e bën këtë muze nga më të vizitueshmit në Gjirokastër. Sipas cicërones së këtij muzeu Alida Mati, numri i vizitorëve vetëm për këtë vit ka kaluar shufrën e 20 mijë vetëve çka është tregues i interesit në ngritje që kanë shfaqur vizitorët.

Investimet në këtë muze duket se kanë munguar vitet e fundit. Sipas drejtorit te muzeumeve te Gjirokastres Florian Hysi, jo vetem Muzeu i Armeve, por dhe muzeumet e tjera ne Gjirokaster, jane teper te vizitueshme. Persa i perket gjendjes jo fort te mire te Muzeut te Armeve, zoti Hysi shprehet se fale interesit qe ka treguar dhe po tregon kryebashkiaku Flamur Golemi, pritet qe vitin e ardhshem, t’i kushtohet me teper rendesi rehabilitimit te pjesshem te Muzeut te Armeve duke shmangur lageshtine.

Burime nga Bashkia e Gjirokastrës, konfirmojnë se për buxhetin e vitit 2026, është parashikuar një zë i veçantë për hidroizolimin e tarracës së këtij muzeu, çka do t’i jepte fund njëherë e përgjithmonë lagështisë që shfaqet nëpër muret anësore të tij apo dhe tavanit i cili po degradohet pikërisht si pasojë e depërtimit të ujërave nga shirat.

Prej emerimit ne krye te drejtorise se Muzeumeve ne Gjirokaster, Florian Hysi e ka marre shume seriozisht duke u investuar personalisht ne riperteritjen e fondeve te muzeumeve ne qytet me synim qe ato te jene edhe me te vizitueshme çka sipas tij, eshte nje sfide jo vetem e tij, por nje permbushje e deshirave te mjaft vizitoreve qe muzeumet e Gjirokastres te kene qasje me produktive dhe efikase.

Share This Article