Vjeshta ka trokitur zyrtarisht e reshjet e saj dhe motin e paqëndrueshëm, Ndërkohë kjo situatë meteorologjike do të vazhdojë nga sot e deri në fund të muajit shtator. Vendi do të përfshihet nga kthjellimet dhe vranësirat, të cilat do të jenë të fokusuar më shumë në pjesën Veriore.
Në orët e mesditës dhe pasdites në zonat Veriperëndimore do të ketë intensitet të lartë të reshjeve të shiut. Parashikohet që gjatë mbrëmjes dhe natës vranësirat të zhvillohen në të gjithë vendin duke gjeneruar reshje shiu.
Instituti i Gjeoshkencave si dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikojnë se java e fundit e muajit shtator do të karakterizohet nga reshje shiu, të cilat do të jenë me intensitet shumë të lartë në Qarkun e Shkodrës dhe intensive deri në nivelin mesatar në Qarqet Lezhë, Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër.
Si pasojë e reshjeve mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Problemet mund të hasen edhe në zonat urbane, në këto qarqe ku mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara.