Edhe pse jemi nën atmosferën festive, e për pak ditë do të kemi ndërrim të vitit, nuk mund të shmanget gripi dhe virozat e stinës, sidomos tek fëmijët dhe të moshuarit.
Skënder Brataj, kreu i Emergjencës Kombëtare, në një intervistë për gazetarin Besard Jacaj në rubrikën 100% Neës, në Klan Neës, ka folur lidhur me nën-variantin e ri të gripit, të njohur si tipi “A”, i cili duket se përhapet shumë më shpejt.
“Epidemitë janë tipike. Janë një seri virusesh që bashkëjetojnë në këtë moment e gjithsesi ata mund të jenë shkaktar sëmundjesh për gjithsecilin nga ne. Kështu që duke parë që viti këtë vit, ka këtë nën-varientin e ri, që përhapet shumë më shpejt se sa të mëparshme, shkakton një numër të madh të sëmurësh, ose të infektuarish të themi, të cilët shndërrohen në numra në bazë të të përqindjeve që ato kanë në të sëmurë. Të sëmurë të lehtë, të mesëm e të rëndë, që kanë nevojë për hospitalizim“, u shpreh Brataj.
Por, Brataj sqaron se nuk duhet lënë pas higjiena në këtë sezon, pasi është e rëndësishme luftimi i këtij infeksioni.
“Shqetësimi, sidomos ndjeshmëria tani është shumë herë më e madhe, gjë e cila krijon e shumë herë panik. Në një kohe të shkurtër , sigurisht që e çon në kolaps, për këtë arsye midis masave që janë të zakonshme, që nga higjiena, larja e duarve, përdorimi i maskës, nga ajrimi i ambienteve, është që në rast të një numri të caktuar të infektuarish në shkolla mund të mbyllen përkohësisht me qëllim që të mos përhapet më tej, ose të fillojë imunizimi“, tha ai.
Veçantia e këtij nëntip gripi, është fakti se prek më shumë nga fëmijët, e këta të fundit janë me imunitet më të ulët për ta luftuar këtë infeksion, për shkak se nuk janë ndeshur më përpara me të.
“Veçori tjetër e këtij tipi është fakti që shumë nga fëmijët janë me një imunitet më të ulët, në kuptimin që nuk e kanë ndeshur këtë nëntip, e sigurisht është një gjë e re për fëmijët që e kapin për herë të parë gripin. Kështu që, infeksioni përhapet më shpejt tek ata, e gjen imunitetin pothuajse zero ose shumë të ulët në krahasim me ata që e kanë kaluar gripun që janë mosha të rritura tani“, sqaron Brataj.




