EMRI/ Itali, zbulohet identiteti i 32-vjeçarit shqiptar, që humbi jetën ne aksident

Jugulajm.net
1 Min Read

Mediat italiane kanë zbuluar emrin e të riut shqiptar që humbi jetën në një aksident në orët e para të mëngjesit në Itali. Aksidenti fatal ndodhi në zonën Supino dhe viktima është32-vjeçari, Endri Sejdi. Viktima mësohet se banonte në Alatri.

Ngjarja ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit, në Morolense, kur makina “Ford Focus” doli nga rruga, e si pasojë e aksidentit humbi jetën 32-vjeçari.

Nga aksidenti janë plagosur edhe tre persona të tjerë të cilët ndodheshin në mjetin e aksidentuar.

Ata janë dërguar në spitalin e Frosinone në gjendje të rëndë.

Share This Article