Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit M. V., 67 vjeç dhe I. M., 42 vjeç, pasi dyshohet se kanë shpërdoruar një sipërfaqe toke dhe kanë kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.




