Nga Fejzo Subashi
Z. Berisha: Nëse misioni juaj sot është thjesht dëshira dhe qenia në krye të Partisë Demokratike si lider personal; atëherë ju siguroj se kjo do të fshijë nga kujtesa e çdo demokrati edhe atë pak pozitivitet të karrierës që suaj që kjo parti ka pasur dje, si në politikë ashtu edhe në shoqëri.
Nëse, përkundrazi, jeni realisht aty për misionin historik dhe rolin që duhet të ketë Partia Demokratike në luftën e saj politike dhe në interes në progresin e vendit, atëherë duhet të ndryshoni gjithçka, por gjithçka aman. Kjo nuk kërkon të mbani nën kontroll Partinë Demokratike, as ta trajtoni si pronë politike, por ta udhëhiqni atë në betejën e saj, për interesat e PD-së dhe të Shqipërisë.
Edhe pse juridikisht apo realisht jeni në krye të PD-së, ajo sot ndodhet në fushën e luftës dhe lojën politike pa ide, pa objektiva, pa qëllim dhe, mbi të gjitha, pa ideal.
PD- e nuk po sillet si një forcë politike e drejtuar nga një lider, aq më pak nga një lider historik. Ajo po sillet si një organizëm e thjeshtë, pa busull, pa ide, pa program, pa drejtim dhe pa autoritet politik. Në praktikë, ajo po funksionon më shumë si një OJF apo si një skuadër futbolli e mbushur me “fëmijë të llastuar”.
Vendimi për të mos nxjerrë kandidat të vetin në zgjedhjet e pjesshme përbën një akt të rëndë degradimi politik. Me këtë vendim, PD-ja ka ulur përtokë statusin dhe rolin e deputetit, duke i përdorur mandatet në pazare të thjeshta elektorale për interesa të ngushta, si qe rasti i firmave për Avokatin e Popullit. Ky pazar politik është dëshmia më e qartë se sot PD nuk po sillet si parti politike, por si një parti personale, e zhveshur nga parimet dhe vizioni.
Sot, brenda PD-së, po promovohet një elitë me adoleshente politike, e cila rri para pasqyrës dhe gënjen veten se përfaqëson të ardhmen e partisë. Kjo qasje, kjo udhëheqje dhe kjo sjellje dëshmojnë se ju, z. Berisha, nuk përfaqësoni më figurën e fortë për të cilën mijëra demokratë besonin deri dje se ishte lideri që do ta rikthente PD-në në pushtet, duke i dhënë dimensionin dhe rolin polotik që meriton emri i një partie demokratike.
Kur nisët betejën për rikthimin në krye të Partisë Demokratike, demokratët nuk ju mbështetën juve thjeshtë për t’u kthyer në një pajtues mes grupeve, apo për të larguar thjesht Lulzim Bashën nga politika. Ju u mbështetët si një lider i fortë, që guxon, sakrifikon, vendos dhe vepron mbi parime. Jo si një vazhdues i pazareve të pista në kurriz të demokratëve; pazare që fillesën e kanë që nga viti 2008. Pazar, që jo vetëm cenuan rëndë Kushtetutën, por shkatërruan çdo nocion të shtetit të së drejtës dhe ndarjes së pushteteve.
Nga një Partia Demokratike që nuk njihte përulje dhe nuk gjunjëzohej, sot shohim një PD që përkulet përpara presioneve të individëve pa staturë dhe pa qëndrueshmëri politike, bile dhe brenda saj. Kjo është një pamje e shëmtuar që nuk përputhet as me historinë e PD-së, as me figurën tuaj si lider. Ajo sot nuk ka humbur në rrugën e saj vetëm armatën e anëtarësisë, por dhe me qindra gjeneral, qofshin ata që e volën, molën dhe shfrytëzuan, por edhe ata që dhanë gjithçka nga vetja e tyre, duke mos marr dhe mos fituar as gjë. Bile as lirin dhe demokracinë brenda PD- së. Shumë nga ushtarët dhe gjeneralët e saj notojnë, vegjetojnë dhe lulëzojnë në gjirin e forcës suaj kundërshtare. PD- ja jo vetëm ka humbur shumë gjeneral dhe ushtarë, por ka humbur edhe pushtet moral, për ca partiçka motra në formacion e saj luftarak , qoftë në pushtet apo atë opozitar. Pra në vend të bënit miq me aleanca politike, krijuat armiqësi me antarësin tuaj, të cilët ishin përballur me mish e shpirt në luftën politike në vite. Këto nisma, veprime të kurorëzuar në aleanca politike për luftë politike, më shumë ju prishi PD- në sesa i dha pushtet PD- së.
Z. Berisha, ju duhet të silleni si Berisha lider. Të veproni për ata demokratë që ju mbështetën dhe ju besuan. Nëse do të mbeteni në histori si një “gjeneral” që vdiq politikisht gjeneral në kryebtë PD- së, atëherë largimi nga kreu i PD- së, sa më i shpejtë do të ishte zgjedhja më e ndershme, sepse ndryshe rrezikoni të mos kujtoheni as si “ushtar” i Partisë Demokratike.
I vetmi pushtet real i opozitës është morali. Në momentin që humbet morali, humbet gjithçka: humbet partia dhe humbet edhe lideri i saj. Ndaj, ose ndryshoni rrënjësisht qasjen, veprimin, drejtimin dhe veprimtarinë praktike, ose mbylleni këtë portë shprese politike, si për qytetarët dhe anëtarësinë dhe mos mashtroni më as demokratët, as veten.
Partia Demokratike nuk mund të fitojë betejën politike duke kopjuar lojën, taktikat dhe qasjen e Edi Ramës. Aq më pak duke ju servilosur lojës politike të kundërshtarit, ku në finale ka humbjen e sigurt dhe pastaj të bëjë thjeshtë viktimën, apo qaramanin para anëtrësis dhe kancelarive Europiane. Betejë nuk fitohet duke imituar kundërshtarin, por duke ndërtuar një alternativë morale, politike dhe institucionale, ku ti përgjigjet asaj të kundërshtarit . Po aq e dëmshme është edhe lufta e brendshme në PD, ku kërkohet jo përgjegjësi reale politike, por “koka turku”. Prerja e kokës së Flamur Nokës , e cila është sot e vetmja betejë brenda PD- së nuk zgjidh asgjë; ata që e kërkojnë këtë, e bëjnë sepse nuk kanë guximin të kërkojnë përgjegjësinë aty ku duhet. Apo nuk kanë si të ystifikonë servilizmin dhe lëvdatat ndaj jush.
Jo vetëm prerja e kokës së Flamur Nokës, Gaz Bardhit, apo largimi me vullnet i Gjonmarkajt, por as largimi juaj formal dhe zëvendësimi me një figurë tjetër pa ideal dhe pa ndryshim të thellë të kursit nuk do të sillte zgjidhje as për PD- në, as për shpresën e demokratëve dhe shqiptarëve për një rotacion politik. Para se Partia Demokratike të mendojë si të fitojë përballë Edi Ramës dhe Partisë Socialiste, duhet të mendoj si të fitojë luftën me veten dhe vetveten.
Për ta fituar këtë luftë, duhet të gjendet rruga e humbur, sepse, fatkeqësisht, kjo rrugë është humbur, ka kohë që e keni humbur dhe unë kam kohë që e kam thënë këtë, në oborrin e shtëpisë saj. Pikërisht kjo rrugë i mungon sot jo vetëm PD- së, por ju mungon edhe juve si lider. Kjo rrugë e përbashkët lider, institucione dhe anëtarësi i mungon Partisë Demokratike për të qenë një forcë progresiste, një promotor i luftës politike me parime dhe një alternativë bindëse për të drejtuar vendin.
Me respekt.
Fejzo Subashi, gazetar.
Tiranë më 15.12.2025.




