Sot protesta e PD para Kryeministrisë, Berisha: Sot nis pranvera e re

Jugulajm.net
1 Min Read

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar për sot në orën 18:00 në Tiranë.

Në deklaratën e tij për media, ai e cilësoi datën 20 shkurt si një ditë me rëndësi historike, duke e krahasuar me 20 shkurtin e vitit 1991, që sipas tij shënoi fillimin e pranverës së demokracisë në Shqipëri.

Berisha deklaroi se 20 shkurti i vitit 2026 do të sjellë një “pranverë të re” dhe u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen, pavarësisht bindjeve politike apo mendimeve të ndryshme.

“Sot është dita e historisë, jo vetëm e 20 shkurtit të vitit 1991, por po kaq e 20 shkurtit të vitit 2026. 20 shkurti i vitit 1991 solli pranverën e demokracisë.

Solli çlirimin e Shqipërisë nga kulti më mizor që shqiptarët kishin njohur në tërë historinë e tyre.
20 shkurti i vitit 2026 do të sjellë pranverën e re, do të sjellë përmbysjen e hajdutit më të keq, më të pamëshirë që shqiptarët kanë njohur në tërë historinë e tyre.”, – u shpreh Berisha.

Share This Article