Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të premte, ku një makinë ka goditur një biçikletë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Transballkanike në qytetin e Vlorës.
Si pasojë e përplasjes një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitali Rajonal i Vlorës, për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar.
Policia dhe shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.




