Moti i keq, ja si paraqitet sot situata në Qarkun Gjirokastër…

Jugulajm.net
1 Min Read

Gjatë natës ka patur reshje shiu intensive me intervale ne Qarkun e Gjirokastres. Ne aksin rrugor kombêtar “Tepelenë-Gjirokastër” ka prezencë të inerteve, firma kontraktoktore ndodhet në terren, qarkullimi i automjeteve nuk është ndërprerë.
Gjithashtu në Bashkinë Memaliaj rruga që shkon në fshatin Xhafaj, Njësia Adm. Buz është e bllokuar nga rrëshqitja e dherave.
Furnizimi me energji elektrike me përjashtim të fiderit që furnizon Njësinë Adm. Dropull i Sipërm, Bashkia Dropull dhe një pjesë e qytetit të Tepelenës që janë jashtë pune gjithë pjesa tjetër e qarkut furnizohet normalisht. Furnizimi me ujë të pijshëm është i pandërprerë.

Nivelet e Lumit Vjosë dhe Drino janë në kuota normale.

Share This Article