42-vjeçari u deklarua i zhdukur nga familja, dyshohet se…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 42-vjeçar i cili një ditë më parë u denoncua i zhdukur nga familja, dyshohet të jetë hedhur në lumin Osum.

Një ditë më parë kallëzuan familjarët e shtetasit I. K., 42 vjeç, banues në Skrapar, se ai ishte larguar nga banesa. 

Shërbimet e policisë nisën menjëherë kërkimet dhe gjatë  kërkimeve  gjetën pranë kanioneve të lumit Osum, konkretisht në vendin e quajtur “Ura e Blezënkes”, motomjetin dhe sendet personale të 42-vjeçarit. 

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas mund të jetë hedhur në lumë. Ndërkohë vijojnë kërkime për gjetjen e këtij shtetasi, si dhe vijojnë hetime për të dokumentuar rrethanat e rastit.

Share This Article