Reshjet e shiut të shoqëruara edhe me shkreptima rrufeje pasditen e sotme, kanë krijuar probleme në Gramsh.

Raporotohet se rrufeja ka goditur një tufë e bagëtish në fshatin Broshtan, teksa çobani 38-vjeçar Dëfrim Qyra, ka qenë duke i kullotur bagëtitë rëzë malit të fshatit.

Më shumë se 10 bagëti kanë ngordhur, ndërsa për fat të mirë çobani nuk është lënduar.

Mësohet se për familjen Qyra mbarështimi i bagëtive është e vetmja mundësi për të siguruar jetesën, teksa 38-vjeçari apelon që qeveria ta dëmshpërblejë për fatkeqësinë natyrore që i ka ndodhur.