Konfirmohet viktima e parë nga tërmeti i mbrëmjes së djeshme.

Një 20-vjeçar nga fshati Çinar i Lushnjes ka humbur jetën pas lëkundjeve të tokës.

Daniel Rika është trembur në gjumë dhe pasi është ngritur me shpejtësi ka tentuar të largohet me vrap.

Fatkeqësisht ai është rrëzuar në shkallët e katit të dytë të banesës. 20-vjeçari jetonte bashkë me prindërit.

Tërmeti me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter u ndje në orën 00.17 të së dielës.

Epiqendra e lëkundjeve ishte në Elbasan. Për pasojë tërmeti u ndje edhe në shumë qytete të tjera si Lushnjë, Tiranë, Durrës, Kavajë, Fier, Korçë, Pogradec, Vlorë etj.