Arrestohet shoferi 43-vjeçar, ishte i dehur në timon dhe ka shtypur këmbësorin

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 43-vjeçar është arrestuar, pasi akuzohet se ka aksidentuar një person.

I riu me iniciale A.S. dyshohet se në gjendje të dehur, duke drejtuar kamionin në Durrës ka shtypur këmbësorin, i cili fatmirësisht nuk ka pësuar dëme të rënda.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët për Qarkullimin Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 43 vjeç, banues në Tiranë, i cili, në ambientet e portit “Porto Romano”, duke drejtuar kamionin në gjendje të dehur, ka aksidentuar një këmbësor 43-vjeçar.

I dëmtuari ka marrë ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.”

Share This Article