Shpallet në kërkim 39-vjeçari, “Ma jep shtëpinë ose 15 mijë eurot”, dhunë dhe kërcënime ndaj 49-vjeçarit

Jugulajm.net
2 Min Read

Policia e Shtetit ka nisur procedurat hetimore dhe ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar i identifikuar me inicialet Sh. Sh.,nga Kavaja, i cili akuzohet se ka tentuar të përfitojë përmes dhunës dhe kërcënimeve një pasuri të paluajtshme në zonën e Plazhit.

Ngjarja ka marrë përmasa kriminale kur ky shtetas, në bashkëpunim me dy persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë ushtruar presion fizik dhe psikologjik ndaj një 49-vjeçari, duke i kërkuar atij me ngulm dorëzimin e banesës që i përkiste babait të tij të ndjerë.

Sipas pretendimeve të autorit, i ndjeri i kishte marrë atij një shumë prej 15 000 eurosh me qëllim blerjen e kësaj shtëpie, ndaj ai kërkonte ose kthimin e menjëhershëm të parave, ose kalimin e pronësisë së banesës në emrin e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin Sh. Sh., 39 vjeç, banues në Kavajë. Dyshohet se, në bashkëpunim me dy shtetas ende të paidentifikuar, duke ushtruar dhunë, i kanë kërkuar një 49-vjeçari të dorëzojë banesën e babait të tij të ndjerë ose të kthejë shumën prej 15 000 eurosh, të cilën babai i tij dyshohet se ia kishte marrë shtetasit Sh. Sh., me qëllim blerjen e kësaj banese. Punohet për kapjen dhe identifikimin e këtyre shtetasve.“, thuhet në njoftimin e policisë.

Share This Article