44-vjeçarja shqiptare Esma Meço u vra me thikë nga bashkëshorti i saj, B.M., një ditë para se ajo të bënte padinë për divorc.
Detaji u bë i ditur nga avokatja e saj, e cila, duke folur për mediat greke, tregoi se këtë të enjte do të takohej me 44-vjeçaren për të bërë padinë dhe për të shkuar drejt divorcit.
Referuar akt-ekspertizës, mediat greke raportojnë se 44-vjeçarja vdiq nga një plagë e shkaktuar nga një thikë kuzhine 20 centimetra.
Djali i tyre më ka dërguar në spital viktimën, por pa mundur t’i japë ndihmën e parë, pasi është deklaruar e vdekur.




