Procedohet 43-vjeçari, ishte në timon dhe plagosi këmbësoren 58-vjeçare në “18 shtatori”

Jugulajm.net
0 Min Read

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. M., 43 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ditën e djeshme, në rrugën “18 Shtatori”, me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar lehtë një 58-vjeçare, këmbësore, banuese në Gjirokastër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article