Një grua është plagosur me armë zjarri në Fier. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Dërmënasit”.
Suzana Mernica ishte duke udhëtuar me motor me të birin, kur i kanë dalë dy bashkëfshatarë përpara dhe kanë qëlluar drejt tyre duke e lënë të plagosur.
Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë shtetasit Afrim Cimili, 66 vjeç dhe Ali Cimili, 23 vjeç, babë e bir, banues në Dërmënas, të cilët janë shpallur në kërkim.
Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Fierit dhe në akset “Fier-Vlorë”, “Fier-Lushnjë”.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim kapjen e autorëve.