Shkëndija elektrike u bë shkak për djegien e një kabine elektrike të një pallati disakatesh në shëtitoren “Gjergj Fishta” të Lezhës. Rasti u shënua pak pas orës 4 të mëngjesit të ditës së sotme.
Fatmirësisht nuk pati të lënduar ndërsa një pjesë e banorëve dolën për shkak të prezencës së tymit brenda ambienteve të banuara.
Zjarrfikësit dhe policia bashkiake asistuan për të shuar flakët dhe siguruar daljen e banorëve, ndërsa OSHË nisi ndërhyrjen për rikthimin e energjisë elektrike.




