Bie nga skela punëtori 47-vjeçar, arrestohet tekniku i firmës së ndërtimit

Jugulajm.net
1 Min Read

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin M. Ç., 68 vjeç, banues në Lushnjë, me detyrë teknik i firmës që kryen rikonstruksionin e një shkolle në Memaliaj, pasi gjatë punës, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga skela, shtetasi A. D., 47 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article