Sherr me thika mes adoleshentëve, 2 të plagosur

Jugulajm.net
1 Min Read

Dy adoleshentë kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një konflikti i cili degradoi deri në përdorimin e thikave në Kamëz.

Policia thotë se ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 10:50, te bulevardi “Nënë Tereza”, ku në rrugë, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, disa shtetas të mitur, të moshave 15-17 vjeç.         

Gjatë konfliktit janë dëmtuar, dyshohet me mjet të mprehtë, dy 16-vjeçarë, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu është dëmtuar lehtë dhe një bashkëmoshatar i tyre, i cili është jashtë rrezikut për jetën. 

Efektivët e policisë kanë shoqëruar disa persona dhe po marrin deklaratat e tyre, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Share This Article