Një 68-vjeçare ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga dritarja e banesës së saj në katin e gjashtë.
Policia thotë se paraprakisht dyshohet se ajo po pastronte dritaret, dhe se ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar.
“Më datë 15.08.2024, në kryqëzimin e rrugës “Medar Shtylla” me rrugën “Sulejman Delvina”, shtetasja M. S., rreth 68 vjeçe, duke pastruar dritaren e banesës së saj, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar dhe ka rënë nga lartësia e katit të 6-të. Si pasojë e dëmtimeve të marra, kjo shtetase ka humbur jetën”, sqaron policia.