Arrestohet në flagrancë një 44-vjeçar në Kavajë. Mësohet se 44-vjeçari A.K gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me thikë një 57-vjeçar.

I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.