Ksamil, shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e banesës

Jugulajm.net
1 Min Read

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në Ksamil.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:45, në oborrin e banesës së një 76-vjeçari me inicialet I. A., banues në Ksamil.

Sipas informacionit paraprak të policisë, dyshohet se në oborrin e banesës është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse, e cila ka shkaktuar dëme të vogla materiale.

Nga të dhënat paraprake nuk raportohet për persona të lënduar.

Share This Article