LAJM I FUNDIT!! Sarandë/ Digjet zyra e noterit që u arrestua disa ditë më parë/EMRI

Jugulajm.net
1 Min Read

Një zyrë në Sarande ne pronësi të noterit Aleko Anagnosti, është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.

Zjarri në zyrë ka rënë disa ditë pasi noteri është i arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Sarandës, më datën 1 qershor. Gjykata ka vendosur dy ditë më parë për noterin “Arrest në burg” me afat 45 ditë.

Ndërkohë disa persona ende të paidentifikuar, i kanë vënë zjarrin zyrës, duke djegur kështu të gjithë dokumentat që kishte brenda.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Share This Article