5 persona janë arrestuar nga policia në Itali për dhunën barbare me karrige dhe thika që u ushtrua ndaj dy vëllezërve shqiptarë në në prag të Krishtlindjeve të vitit të kaluar.
Mediat italiane, referuar deklaratave të policisë, bëjnë me dijse se njëri prej vëllezërve shqiptarë, 16 vjeç, ndodhet ende në spital në gjendje të rëndë për shkak se goditjet me thikë i kanë shpuar mushkërinë. Ndërsa vëllai i tij më i madh i cili mori një goditje në kokë, ka dalë nga spitali.
Pesë të arrestuarit, janë të moshës nga 19 deri në 24 vjeç dhe familjarë të tyre njihen si persona me precedentë të mëparshëm penale.
Mësohet se sherri mes të rinjve ka ndodhur për motive banale.