Një 56-vjeçar është arrestuar sot, pasi kishte përshtatur lokalin për përdorim të lëndëve narkotike dhe për lojërat e fatit.
Policia e Korçës bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi Roland Kuro, banues në Boboshticë, Korçë.
Gjatë kontrollit fizik në banesë, të arrestuarit iu gjetën dhe sekuestruan drogë dhe municion luftarak, si dhe 160 mijë euro, me burim veprimtaritë kriminale.
Po ashtu është proceduar një 20-vjeçar, pasi u kap duke blerë kokainë në lokalin e 56-vjeçarit.