📌DVP Gjirokastër
Vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore, me qëllimin zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor nga të gjithë përdoruesit e rrugës dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.
Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me dragera, si dhe falë edhe bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, është arrestuar 1 drejtues mjeti, si dhe janë proceduar penalisht 4 shtetas të tjerë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
-Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 36 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin L. F., 49 vjeç, banues në Mallakastër, pasi në aksin rrugor Tepelenë-Fier, në afërsi të fshatit Bregadovë, duke drejtuar automjetet “Benz” dhe “Renault” janë përplasur, për pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 4 pasagjerët që ndodheshin në të dy automjetet.
– Po nga këto struktura janë proceduar në gjendje të lirë dhe 3 shtetas të tjerë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Janë pezulluar 4 leje drejtimi, konkretisht: 2 leje drejtimi të pezulluara për “Drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit” dhe 2 leje drejtimi të pezulluara për “Shpejtësi tej normave të lejuara”.
Janë vendosur 272 masa administrative, konkretisht:
• 2 masa për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike,
• 32 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit,
• 113 masa për parakalime të gabuara,
• 80 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor
dhe rregullat qarkullimit dhe 45 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor, të cilat janë burim aksidenti.
Është bllokuar 1 automjet për mungesë dokumentacioni.
Kontrollet do vazhdojnë çdo ditë, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës.
Policia Rrugore e Gjirokastrës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë.🚔👮♀️👮♂️