Të shtëna me armë zjarri, plagoset 54-vjeçari

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 54-vjeçar është plagosur me armë zjarri në këmbë mëngjesin e sotëm.

Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja është regjistruar më 14 tetor, rreth orës 06:50, në rrugën “Josif Pashko” në Tiranë.

I plagosuri, shtetasi me inicialet G. A., është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, identifikuar dhe kapur autorin, si dhe për të dokumentuar plotësisht rastin.

Share This Article