Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu, ka denoncuar në rrjetet sociale përhapjen e zjarreve në zonë, duke theksuar se situata në Lekël ka dalë jashtë kontrollit.
“Shehu shprehet se, megjithëse gjendja ishte në përshkallëzim dhe ishte paralajmëruar, nuk u mor asnjë masë efikase dhe mungoi çdo angazhim real, çka çoi në përkeqësimin e situatës.
Sipas tij, institucionet e qarkut dhe Ministria e Mbrojtjes nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për ndërhyrje, ndërsa kritikon edhe mungesën e ministres Mirela Kumbaro, të cilën e përshkruan si ‘të avulluar’ nga skena.”
Postimi i plotë i Shehut:
Qarku Gjirokaster-Zjarret perhapen, Lekli digjet, asnje mase efikase nuk u zbatua.
Situata ishte ne pershkallezim, u paralajmerua, por asnje impenjim real, gje qe coi ne degjerimin e gjendjes.
Institucionet e Qarkut heshtin.
Ministria e Mbrojtjes e institucionet qendrore asnje veprim per nderhyrje.
Edhe Lubi Kumbaro ka “avulluar”!
Qarku i Gjirokastres ne meshire te zjarreve!




