Portieri i Cobresal, Leandro Requena, ka arritur që të shënojë golin e tretë në fitoren për ekipin e tij. Ai shënoi në fitoren ndaj Colo Colo në Primera Division të Kilit.
Gabimi i portierit të Colo Colo, Brayan Cortes, ishte vendimtar në këtë rast, pasi ai rrëshqiti duke i dhënë mundësinë topit që të shkonte në drejtim të kuadratit.
Cortes, ndodhej shumë metra përpara zonës së tij, krejtësisht i papërgatitur, kështu që topi përfundoi në portën e skuadrës së Colo Colo.
Ky është gol i paparë, ndaj po bën xhiron e botës.