EMRI/ Kapet me 1 kile kanabis në Britani, ja çfarë tha shqiptari në gjykatë që e shpëtoi nga burgu

Jugulajm.net
1 Min Read

Një shtetas shqiptar i ka shpëtuar burgut në Britaninë e Madhe edhe pse është kapur duke transportuar rreth 1 kilogram kanabis.

33-vjeçari Mond Karaj me banim në Denton Lane, Garsington ishte duke udhëtuar me makinë kur u arrestua në flagrancë me një qese kanabisi me peshë 985 gram, dhe që kap një vlerë për rreth 10,000 paund.

Ai tha se droga i përkiste një shoku të tij, i cili e kishte ngarë makinën atë mëngjes, por më vonë ndryshoi version duke pranuar se ai ishte korrieri i drogës.

Karaj tha se kishte pranuar për shkak të vështirësive ekonomike ta bënte këtë punë. Ai ka 5 vite në Britani dhe nuk ka marrë statusin e emigrantit, ndërsa u shpreh se jeton me paratë nga puna e bashkëshortes së tij.

Megjithatë gjyqtarja u tregua skeptike, ajo tha se Karaj me siguri ka qenë më shumë se transportues dhe e ka bërë më shumë se një herë atë punë, por shtoi se do t’i jepte atij një vendim të lehtë, siç ishte dënimi me 120 orë punë të detyrueshme.

Share This Article