Ja cili drejtor kërkon të shkojë në krye të DRSHTRR Gjirokastër

Jugulajm.net
3 Min Read

Ethet nisën tek drejtuesit e institucioneve shtetërore në Qarkun e Gjirokastrës, qysh kur të gjithë në radhë paraqitën dorëheqjet tek drejtuesit përkatës në qendër.

Tashmë presin nëse këto dorëheqje do të merren në “konsideratë”, apo jo nga digasteret përkatëse, për të nisur “gjuetinë”.

E ndërsa gjithçka ngelet e hapur, është dhe dikush nga këta që kanë “kapërcyer ylberin” dhe kanë ardhur tek PS, pasi braktisën Bordello Partinë e Ilir Metës.

Ai që na “siguron” nga cilësia ushqimore, ku në supermarketet e Gjirokastrës shiten pa hesap ushqime me datë skadence me mbietiketime, apo të fshira, personi që duhet të garantojë se çfarë fut në gojë robi apo fëmijët e tij, i është hapur oreksi për të qenë në krye të DRSHTRR Gjirokastër.

Për hir të së vërtetës DRSHTRR drejtuar nga Sokol Feruni (banor i Gjirokastres), është një prej institucioneve ku njeriu merr shërbim dhe ku ankesat ndaj personelit janë ZERO.

Ndërsa AKU e cila drejtohet nga Emini (banor në Nepravishtë), është larg të qënit institucion që ofron shërbim dhe siguri. Të paktën kjo në këndvështrimin e qytetarëve dhe masës së gjerë. Pra Eminit i ka shkuar në mendje që “eksperiencën” e tij të suksesshme menaxhuese t’a katapultojë edhe tek drejtoria që synon. Parë nga dëshira e tij për të patur në dorë një drejtori me peshë, ngelet mister indicia e tij.

Pra, çfarë e ka shtyrë që të lërë AKU dhe të synojë parkun (DRSHTRR). Për një person që mik ka veten, që në punë e urrejnë edhe insektet rreth e rrotull, për një individ që të çarmatos nga dëshira për t’a parë në sy, ka vetëm një sugjerim: Endërrat janë solide dhe të vlefshme pa dalë nga apneja e gjumit, pasi në realitet ato ngelen veçse ëndërra.

Ndaj dhe Emini (banori nga Nepravishta) kërkon për drejtor dhe konkretizimi i lëvizjeve është pikasur 3 ditë më parë, por që ngelet firma e zonjës Kumbaro ajo që do t’i vendosë vulën nëse Emini do të shkojë me zetor për drejtor, apo do iki me zetor nga AKU një herë e mirë.

Share This Article