Zjarr në fshatin Hormovë, 10 vatra njëkohësisht, dyshohen të qëllimshme…

Jugulajm.net
1 Min Read

Situatë kritike zjarresh edhe në qarkun e Gjirokastrës. Zona e Tepelenës është më e prekura nga vatrat e flakëve.

Pas Leklit flakët janë përhapur dhe kanë përfshirë edhe zonën e Hormovës.

Behet me dije se flakët ndodhen shumë pranë fshatit në masivin pyjor. Zjarri po djeg gjithçka dhe kërkohet ndërhyrja.

Janë të paktën 10 vatra zjarri në këtë zonë, teksa banorët nxitojnë të largohen me makina. Ka edhe stane të djegura, bagëti, si dhe raportohet gjithashtu për 10 shtëpi po të dëmtuara nga zjarri.

Ka dyshime të forta se zjarret janë të qëllimshme, pasi nuk është parë një situatë e tillë asnjëherë në këtë zonë.

Share This Article