Përfundom mbledhja e qeverisë, ja komenti i Ramës për protestën…

Jugulajm.net
1 Min Read

Ka përfunduar mbledhja e qeverisë, e zhvilluar këtë të mërkurë në një kohë kur Tirana po përjeton ditën e dytë të protestës studentore.
Kryeministri Edi Rama është shprehur gjatë mbledhjes se personat që kanë ushtruar dhunë gjatë protestës, sipas tij, nuk janë studentë.

Mbledhja e qeverisë ishte parashikuar fillimisht të mbahej në orën 17:30, por agjenda u ndryshua dhe ajo u zhvillua më herët, pas zhvillimeve të fundit të lidhura me protestën.

Më herët, Rama u detyrua të hynte në godinën e Kryeministrisë nga hyrja e pasme, e përdorur nga stafi i mediave, pasi hyrja kryesore ishte blinduar në kuadër të protestës.

Ndërkohë, protesta studentore vijon në Tiranë, ku në ditën e dytë të saj janë regjistruar tensione dhe përplasje, ndërsa studentëve u janë bashkuar edhe gjimnazistë.

Share This Article