Një aksident i rëndë ndodhi të shtunën në Artogne, Valcamonica të Breschia. Një 16-vjeçar shqiptar i identifikuar si, Manuel Leti, që po ngiste një motor “Duke 125” humbi jetën.
I riu i lindur në Pian Camuno ishte zhvendosur në Artogne disa muaj më parë.
Sipas raportimeve për mediat, viktima po udhëtonte me motorin e tij kur u përplas fillimisht me një automjet tip “Audi” të drejtuar nga një 44-vjeçar.
Si pasojë e përplasjes, adoleshenti humbi kontrollin e mjetit dhe goditi një shtyllë ndriçimi.
Ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, por fatkeqësisht, plagët e marra në gjoks dhe bark rezultuan fatale për të riun.




