Na presin ditë të tjera të nxehta. Meteorologia Lajda Porja, u shpreh se termometri këtë të hënë ka shënuar 38.2 gradë në Tiranë.
Temperaturat e larta do të jenë të paktën deri të mërkurën.
Porja tha se temperatura të larta do të ketë edhe në zonat veriore, ku do të kulmojë në Kukës dhe Has me 37 gradë, ndërkohë 33-34 gradë do të jetë zona e juglindjes.
“I nxehti afrikan i cili ka përfshirë prej ditësh Evropën jugore, edhe në territorin shqiptar, ndonëse në periferi pritet të qëndrojë të paktën për 3 ditë.
Ka një tërheqje të lehtë ditën e enjte ku do të kemi një ulje të temperaturave me të paktën 3 gradë, më pas e premtja.
Fundjava dhe deri në fund të gushtit do të kemi rikthim të temperaturave që janë shumë më normale në krahasim me vlerat që presim gjatë këtyre tre ditëve” u shpreh Porja.