Detaje të reja janë zbardhur nga atentati që la të plagosur rëndë shqiptarin Andrea Kalemi, në ishullin grek Paksos.
Mësohet se Kalemi është qëlluar të paktën 10 herë në sy të tre fëmijëve dhe bashkëshortes së tij, ndërkohë që kishin shkuar me pushime në Greqi.
Kalemi kishte dalë nga Shqipëria më 5 gusht 2023 së bashku me familjen e tij dhe dyshohet se gjatë gjithë kësaj kohe, ai është ndjekur.
Në momenti ne ngjarjes, autori ishte i maskuar dhe nuk i dallohej fytyra, teksa dyshohet se ka përdorur një skaf për t’u larguar nga vendngjarja, pa u vënë re nga askush.
Paraprakisht, dyshohet se vrasësi mund të ketë mbërritur në Greqi nga Italia.