Cristiano Ronaldo shënoi një tjetër rekord në Euro 2024 në fitoren 3-0 të Portugalisë ndaj Turqisë me asistin e dhënë, një arritje që u vlerësua nga trajneri i ekipit të tij, Roberto Martinez.
Megjithatë, superylli portugez nuk po tërheq vëmendjen vetëm me atë që bën gjatë ndeshjes, por edhe para dhe pas.
I tillë ishte momenti kur lojtarët dolën në fushë, në prag të nisjes së ndeshjes.
Tashmë e dimë që krah tyre janë edhe fëmijë, një prej të cilave nuk e ka besuar se ka pranë Ronaldo.
E vogla u duk se deshi ta prekte për t’u siguruar që ai nuk po jetonte një ëndërr.
Pasi e preku dhe e pa që ishte një realitet, reagimi i saj aq i ëmbël, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Madje në një moment, ajo i tregon edhe shoqes së saj dhe vijon të mos t’ia heq sytë.
Kur erdhi koha e largimit të tyre, Cristiano i përqafoi të dyja dhe ato u larguar të lumtura nga fusha.