FOTO/ Vetëm 27 ditë pas përurimit bllokohet rruga, që kushtoi 260 milionë euro

Jugulajm.net
1 Min Read

Është për të ardhur keq që vetëm 27 ditë pas inaugurimit te aksit rrugor “Qukës-Qafë Plloçë” të bllokohet nga rrëshqitja e një masivi shkëmbor, si pasojë e motit të keq që ka përfshirë juglindjen këtë të enjte.

“News24” mëson se është bllokuar një prej tre korsive të segmentit rrugor, ndërsa rrëshqitja e gurëve dhe dherave vijon edhe në këto momente.

Megjithatë, nuk raportohen dëme në automjete apo persona të lënduar, ndërsa autoritetet vendore në Pogradec u drejtojnë apel përdoruesve të rrugës “Qukës-Qafë Plloçë” të tregojnë kujdes të shtuar

Nga ana tjetër, autoriteti kontraktor vijon punën për heqjen e inerteve nga rruga, ndërtimi i së cilës zgjati 14 vjet dhe u kushtoi shqiptarëve 260 milionë euro.

Share This Article